X

“Panuçi një sharlatan”, gjykata jep vendimin për deklaratën e Nishanit

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e trajnerit Italian të kombëtares shqiptare Cristiano Panuçi, ndaj ish-Presidentit Bujar Nishani.

Panuçi paditi Nishanin për fyerje dhe cenim të imazhit në Gjykatë, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë euro dhe përgënjeshtrimin e deklaratave nga ish-Presidenti.

Gjithçka nisi pas ndeshjes Shqipëri-Kosovë, ku kombëtarja shqiptare humbi 3-0, ndërsa ish-Presidenti Nishani shkruante se Panuçi është një sharlatan dhe po shkatërron atë që është ndërtuar.

“Kosovë-Shqipëri (3:0). Bravo Kosova! Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”, ka qenë ky reagim i Nishanit pas ndeshjes.

More in LAJME, SPORT
VIDEO/ Ministri i Brendshëm flet për videoskandalin e policit: S’ka denoncues, po e kërkojmë…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë vizitës në Malësinë e Madhe ka folur për videoskandalin e Berhan Bajrakurtit. Lleshi iu...

Close