X

“Në 16 shkurt do të të pijë e zeza”, deputeti paralajmëron Ramën

Banorët e Astirit kanë dalë sërish sot në protestën, e cila ka hyrë në ditën e saj të 101, nga ku kërkojnë anullimin e projektit të Unazës së Re.

Gjatë fjalës së tij përpara banorëve, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu tha se opozita i ka përfunduar të gjitha hapësirrat politike me mazhorancën.

Balliu paralajmëroi se me 16 shkurt Edi Ramën do ta pijë e zeza sepse ajo protestë do të vendosë për rrëzimin e tij nga pushteti që të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Do të të pijë e zeza nëse tenton të ndalosh protestat e qytetarëve të cilët me datë 16 shkurt do të bëjnë të mundur rrëzimin tënd nga qeveria, që të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kur ky zotëria transportonte drogë më avionë ne e denoncuam, dhe ky njeri nuk pyeti. Kur ne denoncuam futjen e kriminelëve në parlament dhe në drejtimin e bashkive por ky nuk pyeti, bëri sikur nuk dëgjonte.

Ne i kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë politike dhe do të vijojmë ti ofrojmë deri me datë 16 por me 16 është një luftë që do të bëhet për intertesat e Shqipërisë dhe jo të politikës. Me datë 16 nuk do të ketë më zgjidhje politike dhe ligjore sepse nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju bëjmë thirrje qytetarëve se në qoftë se ky njeri nuk kupton dhe nuk do zgjidhje politike por vazhdon të jetë njeri i kapur nga krimi i organizuar ftojmë qytetarët që me datë 16 ti japin këtij njeriu atë që meriton.

Me datë 16 nuk flet opozita, nuk flet mazhoranca por do të flasin shqiptarët dhe do të vendosin shqiptarët. Ti bashkë me Lleshin tënd mos goxoni të provokoni por tërhiquni dhe hapini rrugë drejtësisë dhe zgjedhjeve të ndershme”, – u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Balliu vlerësoi banorët e Unëazës së Re duke thënë se ata ndezën shpresën dhe nëse nuk do të ishin ata sot në xhepinn e Edi Ramës do të kishte 20 milion euro më shumë dhe 20 milion euro më pak në xhepat e qytetarëve.

“Sot po të mos ishit ju do të kishin nisur të ngriheshin pallatet në Unazën e Re”, – tha deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

More in LAJME
NATO-ja komenton mbi raketat bërthamore ruse

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi të martën se aleanca ushtarake do t'i përgjigjet "shtimit të raketave ruse”,...

Close