X

Maqedonia e Veriut në NATO, Bushati i “tërheq veshin” qeverisë: Në relacion mungon roli i Shqipërisë

Pas Komisionit të Ligjeve edhe Komisioni i Jashtëm miratoi protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Edhe pse kritikat nuk munguan si nga ana e shumicës ashtu edhe opozitës. Ka qenë ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka tërhequr veshin qeverisë që pse në relacion nuk ka futur edhe rolin e Shqipërisë në këtë proces.

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kritikoi relacionin e Këshillit të Ministrave për ratifikimin e protokollit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Bushati u shpreh se dokumenti ka mangësi pasi në asnjë rresht nuk evidentohet roli i Shqipërisë në këtë proces.

Edhe pse dha votën pro protokollit, opozita reagoi ashpër duke e cilësuar si mungesë serioziteti mospraninë e Ministrit të Jashtme të akredituar në prezantimin e këtij relacioni.

Ndërsa për Gent Cakajn nuk munguan as fyerjet nga ana e deputetëve të PD.
Ndërsa në Komisionin e Integrimit Taulant Balla i kërkoi konferencës së Kryetarëve që të fusin në seancë plenare prezantimin e raportit për integrimin nga ana e qeverisë.

More in AKTUALITET, LAJME
Instituti i Shëndetit Publik reagon për situatën e gripit: Mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A

Lidhur me situatën e gripit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije për qytetarët se vendi nuk ndodhet...

Close