X

LAJM I FUNDIT/ Bën kërdinë me vjedhje në Elbasan, zbulohet banda, 1 në pranga, 2 në kërkim

Zbulohet banda e hajdutëve në Elbasan. Policia njofton se ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, ka arrestuar në flagrancë një shtetas, si dhe ka shpallur në kërkim dhe dy të tjerë.

“Ne pranga u vu shtetasi I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës.(i dënuar më parë për vjedhje”- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë arrestimin e shtetasit:

I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës.(i dënuar më parë për vjedhje)
Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S.

Nga veprimet hetimore të kryera, nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

More in AKTUALITET, LAJME
Vrau bashkëshorten, 44-vjeçari kishte 15 vite punë në Gardë

Të tjera detaje zbulohen mbi krimin në familje që ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës, teksa gardisti 44-vjeçar...

Close