X

Krimi në familje, shtatë viktima në 40 ditë

Që prej janarit 2019, 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e krimit brenda familjes:

– Mëngjesin e 12 shkurtit, Alket Arapaj, 44-vjeç, vrau gruan e tij Ervilma Seferaj 36-vjeçe, me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Allias, për arsye ende të panjohura.

– Më 6 shkurt, në Vlorë, Teodor Lera, 57-vjeç, mbyti gruan e tij Eva Lera, 45-vjeçe, pas një grindje. Autori tentoi më pas vetëvrasjen, duke prerë damarët.

– Më 14 janar, në Tiranë, Majlind Lila, 52-vjeç, vrau me armë zjarri vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Viktimat ishin 63 dhe 52 vjeç.

– Më 2 janar, në Ballsh, Gazmend Musta, 33-vjeç, vrau gruan e tij 31-vjeçare dhe motrën e saj 18-vjeçare, me armë të ftohtë, në sy të fëmijëve të çiftit. Shkak i grindjes kishte qenë kërkesa e dy motrave për të shkuar te prindërit e tyre për festat, që është refuzuar nga burri, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte rikthyer nga emigrimi në Greqi./Exit.al/

More in AKTUALITET, LAJME
“Është një krim i organizuar”, biznesmeni Ramiz Kelmendi akuzon Veliajn: Më kërkoi t’i falja 6.6 milion euro

Biznesmeni nga Kosova, Ramiz Kelmendi ka lëshuar akuza të rënda ndaj Erion Velaijt duke u shprehur se ky i fundit...

Close