X

Ishte arrestuar për vjedhje në Itali, Gjykata Administrative merr vendimin për mandatin e ish-deputetit të LSI

Gjykata Administrative ka vendosur sot të mos pranojë kërkesën e ish-deputeti të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica.

Ky i fundit kërkoi që Gjykata Administrative të shfuqizojë vendimin e KQZ-së dhe t’i rikthej atij mandatin e deputetit që iu hoq rreth një vit e gjysme më parë.

Rehovica ishte ndër deputetët që u prekën nga ligji i dekriminalizimit, pasi sipas hetimeve të Prokurorisë ai rezultoi se kishte fshehur një vepër penale të kryer në Itali.

Ish-deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, akuzohej nga Prokuroria se ishte arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”.

Ai mohoi akuzat e Prokurorisë në atë kohë duke thënë se ka qenë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë.

More in AKTUALITET, LAJME
Basha në ish kampin e Tepelenës, i mbijetuari rrëfen tmerrin: Mbi 1 mijë njerëz kanë vdekur

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar ish kampin e internimit ne Tepelenë, ndërsa është njohur me kushtet e tmerrshme...

Close