X

“Investitorët e huaj hedhin dyshime serioze për një mjedis jo të ndershëm në ekonominë shqiptare”

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) organizoi pritjen e përvitshme për të diskutuar mbi aktualitetin ekonomik në Shqipëri me përfaqësues të biznesit dhe politikës.

“Shqipëria ka një potencial ende të pashfrytëzuar në shumë fusha, para së gjithash në fushën e turizmit, energjisë së rinovueshme, bujqësisë moderne dhe shërbimeve. Ne shohim tashmë një interes të shtuar të sipërmarrjeve gjermane për Shqipërinë. Jam e sigurt se ky interes do të rritet dhe konkretizohet më tej, dhe aq më tepër që Shqipëria po përgatitet për fazën e ardhshme të Procesit të Integrimit Europian”, theksoi ambasadorja gjermane, Susanne Schütz.

Schütz shtoi:“Për fat të keq, shpesh investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo “fair” dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri. Dëshiroj të inkurajoj të gjithë pjesëmarrësit, të rigjallërojnë entuziazmin e tyre, i cili u zgjua këtu në Tiranë në maj të vitit 2015 nga Kancelarja Federale, Angela Merkel gjatë hapjes së Konferencës Ekonomike Gjermano-Shqiptare”.

More in AKTUALITET, LAJME
Aksidenti në Kavajë, identifikohet viktima/ Ja emri

Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Sipas policisë viktima e përplasjes...

Close