X

Flet Mark Frroku: Vëllai im do të jetojë i lirë në Holandë, por nuk shkel në Shqipëri

Biznesmeni Mark Frroku ka fituar gjyqin ndërkombëtar me drejtësinë shqiptare. Ai i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm, pasi gjykata e Drejtave të Njeriut në Hagë vendosi të mos e ekstradojë në Shqipëri me argumentin se ndaj tij është zhvilluar gjyq me ngjyrime politike. Kujtojmë se Frroku ishte dënuar me burg përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por u arratis teksa më herët Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm.

I vëllai, Mark Frroku, ish-deputet ka thënë se Haga i dha të drejtë vëllait të tij bazuar në tre komponentë: rreziku për jetën; burgimi i përjetshëm që në disa vende të BE nuk ekziston; vendimi ka ngjyrime politike.

Duke folur për Panoramën, ish-deputeti tha se “Arben Frroku do të jetojë si person i lirë në Holandë, ku do të marrë dhe familjen. Ai nuk lejohet që të hyjë vetëm në Shqipëri. Kjo është politika shqiptare. Dy orë pas ngjarjes, politika ka dalë dhe e ka bërë vrasës vëllain tim. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Po tashmë e ka dhënë përgjigjen Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Hagë”.

Kujtojmë se edhe vetë Mark Frroku u arrestua dhe dënua, ndërsa la qelinë vitin e kaluar. Ai vuajti dënimin për ndërtimin pa leje dhe fshehje pasurie, ndërsa nuk u provua akuza më e fortë ndaj tij ajo e vrasjes së një shqiptari në Belgjikë. Vëllerëzit Frroku njihen si biznesmenë dhe mbështetës të PS në fushatat elektorale.

More in AKTUALITET
DW: Mafia shqiptare dhe kosovare, mes grupeve të rrezikshme në Gjermani

Grupet kriminale shqiptare dhe kosovare renditen mes grupeve të rrezikshme që operojnë në Gjermani. Deutsche Welles shkruan se ata janë...

Close