X

Flet gardisti: Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava!

Jeta ka edhe gjëra të bukura si familja”, zbulohet arsyeja tronditëse se pse 44-vjeçari vrau gruan.

Të tjera detaje janë zbuluar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës, teksa një gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.

Bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krisma kanë njoftuar policinë.

Sipas dëshmisë së Alketit në polici, burime bëjnë të ditur se ai ka deklaruar se e vrava gruan pasi dyshoja se më tradhtonte.

Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhti. Më vjen keq për vajzën jam familjar i rregullt.”– mësohet se është shprehur Alketi.

Mendohet se konflikti midis bashkëshortëve, që çoi edhe në përshkallëzim të situatës ka nisur pasi 36-vjeçarja i kishte thënë bashkëshortit të saj se donte të niste punë.
Alket Arapaj dhe Ervilma Seferaj ishin prindër të një vajze të mitur. Ata jetonin në një shtëpi pranë shkollës “Bajram Curri” në Allias të kryeqytetit dhe sipas fqinjëve, ata nuk dihet të kishin pasur konflikte mes tyre. Ai e vrau bashkëshorten me dy plumba, ndërkohë që në shtëpi ndodhej edhe vajza e tyre e mitur.

Ndërkohë në një vështrim të parë në profilin e tij në Facebook, Arapaj shfaqet krah bashkëshortes dhe vajzës së tyre. Pikërisht këtë imazh, autori i vrasjes së 36-vjeçares e përshkruan me fjalët: “Jeta ka edhe gjëra të çmuara si familja”.

Familja Arapaj ishin besimtarë myslimanë dhe 36-vjeçarja ishte e mbuluar me shami.

More in AKTUALITET, LAJME
Maqedonia e Veriut në NATO, Bushati i “tërheq veshin” qeverisë: Në relacion mungon roli i Shqipërisë

Pas Komisionit të Ligjeve edhe Komisioni i Jashtëm miratoi protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Edhe pse...

Close