X

EMRI+FOTO/ Kush është punonjësi i Gardës së Republikës që vrau me armën e shërbimit gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku punonjësi i Gardës së Republikës Alket Arapi ka qëlluar me armë për vdekje në banesë bashkëshorten e tij.

Menjëherë pas ngjarjes 44-vjeçari është arrestuar nga ana e Policisë dhe SHÇBA-së, ndërsa mbi të rëndon akuza “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, dhe as nëse bashkëshortët kanë pasur probleme të mëparshme mes tyre.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

More in AKTUALITET, LAJME
Punonjësi i Gardës vret me armën e shërbimit bashkëshorten

Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare me inicialet E.S. Ngjarja...

Close