X

Basha në Pogradec, takohet me tregtarët: Mbyllni qepenat, protestoni për largimin e Ramës

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga protesta opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me banorët e Pogradecit.

Ai iu bëri thirrje tregtarëve që me 16 shkurt të mbyllin qepenat dhe të dynden drejt Tiranës për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.

Mes tjerash, ai theksoi se Partia Demokratike ka një ofertë politike edhe për trajtimin e pronave, ndërsa nuk harroi të thumbonte edhe kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon.

Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertë politike. Prandaj me 16 shkurt duhet ta mbyllesh këtë dhe të bashkohesh. Nëse nuk dalim atje, ti Voton, Gjushi dhe Niçja i numërojnë”, tha mes tjerash.

Pjesë nga biseda:

Tregtari: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj drita fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Unw s’i mbaj dot.

Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës.

Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj. Ne e kemi lidhur fatin me ju. Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan.

Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë.

Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty. 16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit.

More in AKTUALITET, LAJME
Rikthehet Champions League: Old Trafford pret PSG pa Neymar, në Romë një vizitor i pakëndshëm

Champions League kthehet në 2019 me fazën e saj më të bukur, ndeshjet me eleminim. Në raundin e 16 më...

Close