X

“Akuzat për abuzime seksuale ndaj të fëmijëve, kërkohet zhvarrosja e eshtrave të Michael Jackson”

Trupi i Michael Jackson duhet të zhvarroset për testet e ADN-së pas akuzave për abuzime seksuale ndaj të fëmijëve.

Të paktë 11 persona kanë kërkuar që eshtrat e Mbretit të muzikës Pop të zhvarrosen dhe ti nënshtrohet analizave të ADN-së.

Këto raporton Radar Online e cila pohon se: “Provat e krimeve janë varrosur së bashku me Michael”. Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se gjurmët e lëkurës dhe thonjve kanë mbetur në trupin e tij.

Po këto informacione janë hedhur poshtë nga Michael Jackson Estate, që bëri një deklaratë duke thënë se trupi i këngëtarit nuk do të zhvarroset për testet e ADN-së. Ndërsa shtoi se ishin të habitur pasi askush nuk i kishte lajmëruar për këtë zhvillim të pazakontë, raporton The Sun.

Artikulli është i mbushur me deklarata të rreme,”-shkroi Michael Jackson Estate.

More in LAJME
Ishte arrestuar për vjedhje në Itali, Gjykata Administrative merr vendimin për mandatin e ish-deputetit të LSI

Gjykata Administrative ka vendosur sot të mos pranojë kërkesën e ish-deputeti të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica. Ky i...

Close