X

Turqia shkarkon trajnerin Luçesku para sfidës ndaj Shqipërisë, ja kush pritet ta zëvendësojë

Çdo gjë është zyrtare Mirçea Luçesku nuk është më trajneri i Turqisë. Një muaj para sfidës me Shqipërinë rumuni është shkarkuar nga stoli i turqve.

Ai e kishte marrë këtë post që në gusht të viti 2017 dhe drejtoi Kombëtaren për 17 ndeshje, ku arriti vetëm 4 fitore dhe humbi 7 takime. Ndërkohë barazimet e arritura ishin 6.

Ky lajm është bërë zyrtar nga Federata e Futbollit të Turqisë dhe zëvendësuesi i tij me shumë mundësi do të jete trajneri i Beshiktashit Shenol Gynesh.

E vetmja pengesë është skuadra e madhe turke që nuk dëshiron të heqë dorë nga trajneri që i rikthehu lavdinë klubit. Turqia do të jetë kundërshtari i parë për Kombëtaren shqiptare në 22 mars në “Loro Borriçi”, për kualifikueset e “Euro 2020”

More in LAJME, SPORT
Zgjedhjet lokale, miliona lekë për Ramën dhe Bashën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në...

Close