

Më 11 Nëntor të vitit të kaluar, Skënderbeu mposhti Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Dejvi Bregu, ndërsa u deshën plot 3 muaj, që korçarët të rigjenin fitoren në kampionat.
Që prej asaj kohe, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi kishte regjistruar fillimisht një barazim me Tiranën dhe më pas 6 humbje radhazi, deri sot, kur mposhti Laçin me rezultatin 2-1.
Me shumë ndryshime në formacion, skuadra korçare u shfaq shumë kërkuese që në fillim të takimit, por përballë laçianëve nuk ishte aspak e lehtë që të gjenin avantazhin.
Në minutën e 55-të ishte sulmuesi kavajas Blerim Krasniqi, ai që zhbllokoi rezultatin në favor të Skënderbeut, ndërsa 20 minuta më vonë, arbitri akordoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol prurja e merkatos së janarit, Pervan.
Nën reshjet e shumta të shiut, që vërshuan thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë, Skënderbeu nuk e uli aspak ritmin, por në minutën e 90′, arbitri akordoi një 11-metërsh për Laçin, të cilin këtë herë e ktheu në gol portieri dhe kapiteni Gentjan Selmani.
Por nëse korçarët rikthehen, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kurbinasit, të cilët fitoren e fundit në kampionat e kanë regjistruar më 15 Dhjetor përballë Tiranës dhe që atëherë, njohin dy barazime dhe dy humbje.
Pas javës së 21-të është sërish Partizani që kryeson kampionatin me 46 pikë, tetë më shumë se Kukësi, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Teuta dhe më pas renditen Skënderbeu e Laçi.
Të ngjashme
Pampuri: Pas deputetëve, mandatin e lënë këshilltarët bashkiakë, paralizohet shteti!
Follow Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola.
Çështja ‘Sheshi’/ KLP shqyrton padinë e PD dhe LSI për pezullimin e Arta Markut
Follow Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Rakipllari: Qesharake, deklarata e Policisë për dhunë nga protestuesit
Follow Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert.
VIDEO/ Siti konfirmohet ekip “anormal”, përmbys me dhjetë lojtarë Shalken
Follow Në Gjermani është mbyllur ndeshja.
VIDEO/ Çmenduri madrilene, Atletiko me një këmbë në çerekfinale
Follow Ka përfunduar kryendeshja e mbrëmjes.
VIDEO/ Rama për RAI1: Protestuesit duan të djegin parlamentin
Follow Kriza politike në Shqipëri dhe.
Mandati i Rudina Hajdarit, mes kujtimit të të atit dhe vettingut të së ëmës
Follow Një nga misteret e mëdha.
Dorëzimi i mandateve/ Vjen reagimi i parë nga qeveria, Spiropali: E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali!
Follow Pasditen e sotme, deputetetët e.
Lini nje Koment