X

Nuk mund të mungonte ‘Special One’, Murinjo rikthehet në Ligën e Kampionëve

Pak javë më parë, Zhoze Murinjo u shkarkua nga Mançester Junajtid duke humbur edhe mundësinë që të vazhdonte rrugëtimin e tij me “djajtë e kuq” në Ligën e Kampioneve, ku siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Por Murinjo do të jetë përsëri protagonist i turneut, këtë radhë duke komentuar pikërisht ish-skuadrat e tij si Reali e Mançester Junajtid, pasi ka nënshkruar një kontratë me televizionin rus “RT”.

Ashtu si në Botëror, Murinjo do të komentojë paraqitjet e skuadrave dhe do të bëjë analizën teknike të ndeshjeve për televizionin rus, eksperiencë interesante dhe e sigurisht e mirëpaguar për portugezin në rubrikën që do të titullohet “Në vijën e fushës me Zhoze Murinjon”.

“Mbulimi i Botërorit për “RT” ishte një eksperiencë e madhe dhe pres me padurim mundësinë që të bashkëpunoj me këtë ekip fantastik”, tha Murinjo. Ai bëri shumë bujë në verën e kaluar duke parashikuar me saktësi disa prej rezultateve të ndeshjeve, por këtë radhë për ta parë në veprim duhet pritur data 7 mars, pasi të jenë luajtur një pjesë e ndeshjeve me eliminim direkt.

More in LAJME, SPORT
Tatimi për Mediat Online/ Shoqata e gazetarëve kërkesë Komisionit Ekonomik

Shoqata e Mediave Online me anë të një kërkese i është drejtuar Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave për rishkimin...

Close