X

Ledri Vula uron Dua Lipën për çmimet Grammy

Edhe Ledri Vula i është gëzuar suksesit të Dua Lipës.

Dua Lipa pas suksesit të arritur në edicionin e 61-të të “Grammy Awards”, ka pranuar shumë urime nga familjarët, fansat, miqtë dhe kolegët.

Ledri Vula e ka uruar këngëtaren përmes një komenti mbi imazhet që Dua i ndau me ndjekësit pas përfundimit të ceremonisë.

“Urime”, ka shkruar Ledri, i cili e duartroket përmes një ’emoji.

Kujtojmë që Dua Lipa ka fituar çmimin “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”.

Dua dhe Ledri kanë kaluar pak kohë bashkë para se Dua të gjente suksesin ndërkombëtar, ndërsa ata kanë mbetur miq dhe përkrahës të njëri-tjetrit.

More in LIFESTYLE
FOTO/ Njihuni me partneren e kryeministres së Serbisë, veshjet dhe dëshira për të patur fëmijë

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e bëri për herë të parë publike lidhjen e saj me partneren Milica Djurdjiç në vitin...

Close