X

Gazetari: Rama në një rrugë pa kthim, kemi liderë pa ideologji

Gazetari i njohur Ben Andoni ka një këshillë për të gjithë kolegët e tij. Ajo është që të mos e shohin kryeministrin Edi Rama thjesht si opozitarë por me të gjitha problemet e tij.
I ftuar në “A show”, Andoni tha se kryeministri Rama është në një rrugë pa kthim por se problemin më të madh e sheh tek pasardhësi i tij. A do jetë njësoj si ai?!

“Fatkeqësisht unë besoj që për zotin Rama kjo është kthyer pak në bumerang sepse fillimisht kam parë një nuancë jo të mirë në publikun shqiptar për ta trajtuar komunitetin e gazetarëve me atributet e fashës më të dobët të gazetarëve. Koha kuptoi që pjesa e gazetarëve ishin lajmëtarët e parë të gjërave që nuk shkonin mirë me qeverisjen ‘Rama’ dhe tani nuk janë më gjëra që nuk shkojnë mirë me qeverisjen ‘Rama’ por është një qeverisje e cila cedon në të gjitha drejtimet. Gazetarët, komuniteti jonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta tundur publikun. Por unë prapë ndaj diçka. Më vjen keq që një pjesë e gazetarëve po mundohen ta shikojnë thjesht në frontin opozitar zotin Rama. Për mua problemi më i madh i zotit Rama është që ka mbyllur shpresën e shqiptarëve. Për mua kjo është gjëja më fatale.
Zoti Rama ka marrë një rrugë që unë shikoj është e pa kthim. Problemi më i madh është i pasardhësit të zotit Rama. Nëse do kemi të njëjtin si lider ne do trishtohemi edhe më shumë dhe do përsërim të njëjtat gjëra”, tha gazetari Andoni.

More in AKTUALITET, LAJME
Denoncimi i Berishës: Ja mashtrimi dhe falsiteti i vendimeve të Ramës me studentët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura të adresë të tij. Me anë të një postimi...

Close