X

Daçiç: Të zgjidhjet çështja e Kosovës para se Biden të marrë pushtetin në SHBA

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha sot se tani është momenti i përshtatshëm në arenën ndërkombëtare për të bërë lëvizje në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse siç tha ai, pyetja është se si do të rrjedh situata në Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Në një intervistë për televizionin Pink, ai tha se kjo periudhë duhet të përdoret për të arritur një marrëveshje me Kosovën, siç tha ai, pasi është e mundur që administrata “që ishte e keqe për ne” të kthehet në pushtet në Amerikë.

Addministrata e Obamës nuk ishte aq shumë ( e keqe për serbët) si ajo e Clintonit. Pyetja është se sa do të ishte i mirë për ne kthimi i Bidenit ose i dikujt nga ai rreth”, tha Daçiç.

Sipas fjalëve të tij, liderët shqiptarë të Kosovës janë duke pritur që këto ndryshime të ndodhin.

Për ne, dhe ky opsion, por unë mendoj se Kosova kurrë nuk do të jetë në gjendje që të bëhet anëtare e Interpolit, UNESCO-s dhe të mos flasin në lidhje me anëtarësimin në OKB”, tha ministri serb.

Duke komentuar deklaratat e udhëheqësve të Kosovës për demarkacion të mundshëm, Daçiç ka thënë se kjo është një “zhurmë që vjen nga Prishtina në mënyrë që të mos ketë ndonjë zgjidhje”.

Ata nuk prisnin që të kishte presion të fortë nga komuniteti ndërkombëtar për heqjen e taksave.

Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin sanksione ndaj Prishtinës por kanë paralajmëruar kufizime për bashkëpunim ushtarak dhe të sigurisë”, shpjegoi Daçiç.

More in BALLKAN, LAJME
Mesfushori i Kombëtares shqiptare një hap larg Serisë A

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji po kalon një formë të shkëlqyer te klubi i Breshias në Serinë B, ku...

Close