X

Arta Dade: Rama është bërë më keq se Berisha, të ikë sepse modeli i tij dështoi

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimet e fundit në qeveri. Sipas saj, ministrat e rinj nuk kanë lidhje me PS, por janë ftuar në qeveri si të afërm të kryeministrit. E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Dade tha se qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës.

“Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi më të afërt të kryeministrit. Do të ishte normale që ku ndryshojnë disa ministra, ajo bëhet me qëllim për ta përmirësuar qeverisjen. Mua më duket që në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar.

PS që krijoi një standard qeverisje nga “97, mori një vend të zhbërë dhe një shtet të rrënuar me skemat piramidale dhe në një periudhë ty shkurtër normalizoi vendin, nga skemat piramidale patëm 17 banka private. Nënshkruam marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit, këto janë vlerat e PS. Dhe në 2013, kur Rama u bë kryeministër i zhbëri këto vlera dhe pati teorinë që përvoja pengon inovacionin. Këto janë të çuditshme sepse nuk mund t’i heqësh përvojat. 1997-2005 pati më shumë anë pozitive sesa dështime”, – është shprehur Arta Dade.

“Senatorja” e PS-së shton: “Me modelin e qeverisë “Rama” është zhbërë një standard i vendosur. Ata që u ftuan të qeverisin vendin, në mënyrë të veçantë ndryshimet e fundit, nuk kanë asnjë lidhje me PS.

Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar. Mjaft pjesë të programit janë të pa përmbushuara.

Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës. Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën” – thotë Dade.

Dade tha se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shtoi se PS-ja është në gjendje të formojë një qeveri tjetër pa Edi Ramën.

“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze.

Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, – tha Dade.

More in AKTUALITET, LAJME
Plas në PS/ Gjylameti i kthehet Dades: Flet si Saliu dhe Mona

Deklaratat e forta të ish-deputetes socialiste Arta Dade kanë shkaktuar menjëherë reagim në korridoret e mazhorancës. “Senatorja” e PS-së tha...

Close