X

Arta Dade: Edi Rama është si mos më keq, duhet të largohet

Ish-ministrja socialiste, Arta Dade, ka përdorur një gjuhë të fortë kundër kryeministrit Rama dhe Qeverisë së drejtuar prej tij.

Dade ka thënë se, është kundër sloganeve ‘Edi Rama e vetmja alternativë’ dhe se ai duhet të japë dorëheqjen pasi vendi është si mos më keq.

E ftuar në ‘5 pyetje nga Babaramo’ ish-ministrja e Jashtme ka thënë se është pro një qeverie socialiste, jo që të iki Rama e të vijë PD.

‘Rama duhet të largohet, jo që të vi PD, por që PS të ketë një ekip vërtet përfaqësues.
Vendi po shkon si mos më keq. Jam dakord që vendi të ketë një qeveri socialiste. Dhe jam kundër sloganeve të Ramës që ‘Edi Rama e vetmja alternativë’. Ka të rinj dhe nga ata me përvojë që mund ta zëvendësojnë Ramën’, ka shtuar ndër të tjera Arta Dade.

More in AKTUALITET, LAJME
Pushimet e padrejta nga puna, 13.4 milionë euro kosto më 2018

Buxheti i shtetit kreu rreth 2700 pagesa gjatë vitit të kaluar për të shlyer dëmshpërblimet e vendosura nga gjykatat për...

Close