X

Aksident në Elbasan, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy shtetasve ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se tre mjete janë përfshirë në aksident në unazën e qytetit pranë vendit të quajtur si “Kryqëzimi i Kinezëve”.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe sipas bluzave të bardha nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

More in AKTUALITET, LAJME
Indi, sekuestrohet kokainë më vlerë 5 mln dollarë

Policia në Mumbai të Indisë ka arrestuar katër persona si dhe ka sekuestruar një sasi të madhe droge, që kishte...

Close