X

Siti luan tenis me Çelsin, Guardiola turpëron Sarrin

Mançester Siti turpëron Çelsin me shifrat 6-0. Ekipi i Pep Guardiolës është treguar i pamëshirshëm, teksa ka shpartalluar blutë e Londrës me gjashtë gola, ku Serxho Aguero, spikati me një tregolësh, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mançester Sitit në Premier Ligë.

25 minuta i mjaftuan “Citizens” për të shënuar plot katër herë, ku Sterling fillimisht, dy herë Aguero dhe një gol i Gyndogan, e mbyllën ndeshjen që në gjysmën e pjesës së parë. Gjithsesi, festivali i golave nuk ishte mbyllur, pasi në fraksionin e dytë Siti gjeti rrugën e rrjetës dhe dy herë të tjera.

Aguero në minutën e 56-të plotësoi tripletën, pas një 11-metërshi të shndërruar në gol, ndërsa në minutën e 80-të pati vend dhe për Sterling, i cili shënoi golin e gjashtë të sfidës dhe të dytin personal. Kështu, Siti ngjitet përsëri në vendin e parë me pikë të barabarta me Liverpulin, por me një ndeshje më shumë.

More in LAJME, SPORT
‘Katalonia’, protesta masive në Spanjë kundër bisedimeve

Mijëra protestues janë mbledhur në Madrid të dielën në shenjë qëndresë kundër planit të Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve...

Close