X

Shërbyesja e Michael Jackson dëshmon për abuzimet seksuale

Veshje të brendshme në vaskën e hidromasazhit, vazelinë në dhomën e gjumit, kaseta VHS me akte seksuale të fshehura në biblioteka sekrete.

“Michael Jackson ishte pedofil grabitqar”. Kështu deklaroi Adrian McManus, ish-shërbyesja e këngëtarit të ndjerë.

Në një intervistë për “Daily Mail” tregon detaje shqetësuese nga shërbimi 4-vjeçar për mbretin e pop-it, madje dhe që i ka parë vetë takimet me viktimat e vogla.

“Nuk kam ndërhyrë kurrë dhe nuk e kam ngritur kurrë si çështje, sepse ishte shefi im dhe ti vepron siç të thonë”, deklaroi gruaja 56-vjeçare. “Kisha frikë të tregoja, pasi truprojat e Michaelit më kishin kërcënuar me jetë”.

Pak ditë nga publikimi i dokumentarit “Leaving Neverland”, me detaje mbi abuzimet seksuale ndaj dy djemve, tani 30-vjeçare, McManus flet hapur dhe ngre gishtin kundër këngëtarit, duke treguar gjithçka ka parë gjatë viteve të punës për të

More in LAJME, Magazine
Vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 220 kg drogë në Ferizaj

Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka njoftuar përmes një komunikate se pas një hetimi të...

Close