

Në Spanjë janë të sigurte, pasi dështoi të merrte shërbimet e Luka Modriç, Interi do të përqendrojë të gjitha energjitë për të transferuar Ivan Rakitiç në merkaton e verës.
Drejtuesit e klubit zikaltër kanë evidentuar mesfushorin kroat të Barcelonës si futbollistin që do përforcojë skuadrën dhe do t’i japë asaj eksperiencën e nevojshme për të synuar më pas objektiva të rëndësishëm. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, Inter ka avancuar në kontaktet me agjentin e Rakitiç, ndërsa ka gati edhe ofertën e parë.
Bëhet fjalë për 90 milion euro. Kjo është një shifër shumë e rëndësishme, që duhet të bindë Barcelonën të heqë dorë nga klauzola që parashikon 120 milion euro për prishje të njëanshme të kontratës.
Po ashtu, për lojtarin janë parashikuar 5 milion euro në sezon.
Në këtë mision të Interit rëndësi ka edhe dëshira e vetë Rakitiç, i cili nuk është kënaqur me blerjet e fundit të Barcelonës, që kanë mbipopulluar mesfushën, duke ngushtuar ndjeshëm hapësirat e kroatit në formacionin “blaugrana”.
Të ngjashme
Basha mesazh ndërkombëtarëve: S’jemi popull i dhunës, por mos më kërkoni kurrë që…
Follow Kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Basha thirrje policëve: Mos lejoni Ramën të arratiset jashtë vendit
Follow Duke e cilësuar Edi Ramën.
Protesta e opozitës në vëmendjen e mediave të huaja, zbarkojnë në shesh duke raportuar Live
Follow Ashtu sikurse edhe ajo e.
LAJM I FUNDIT/ E paprecedentë, Policia e Shtetit iu kërkon fikjen e antenave kompanive celulare
Follow Partia Demokratike ka denoncuar sot.
Hakmarrja e Ramës/ I hiqet mbrojtja Berishës, rebelohet Garda e Republikës, oficerët dorëhiqen
Follow Një vendim hakmarrës nga Edi.
Protestuesit hedhin shashka drejt parlamentit
Follow Mijëra qytetarë kanë dalë në.
Vendimi i Lefter Kokës për të mos djegur mandatin, reagon për herë të parë Monika Kryemadhi
Follow Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për.
Dash Shehi ndez protestën: Në Kuvend kthehemi vetëm si burrat, të gjithë kemi huqe por… (Batuta s’duhet humbur)
Follow “Unë e mora prapë mandatin”..
Lini nje Koment