X

Horror/ Gjenden në det dy trupa pa kokë dhe koka e prerë e një gruaje

Dy trupa pa kokë dhe një kokë gruaje janë gjetur në një plazh të Tajlandës. Mediat e huaja raportojnë se trupat u zbuluan në plazhet në Rayong, rreth 40 kilometra nga Pattaya në bregun lindor të Tajlandës.

Trupi i parë mashkull u gjet në Mae Rumbpueang Beach me plagë të prerash në qafë, raportoi ‘The Thaiger’.

Autoritetet besojnë se ai vdiq të paktën një javë para se të gjendej trupi në ujërat e plazhit. Ndërkohë që trupi i dytë u gjet 10 kilometra larg Beach PMY në Rayong.
Edhe ky ishte një mashkull vetëm me të brendshme dhe dyshohet se ka së paku 10 ditë i vdekur.

Vetëm pak më larg zonës, peshkatarët gjeten edhe kokën e një gruaje. Ajo ka qene me flokë të gjata dhe u gjet në Phra Pradaeng, rreth 20 kilometra në jug të Bangkok.

Autoritetet besojnë se gjetja e dy trupave të zhveshur dhe kokës së gruas janë ngjarje të lidhura me njëra-tjetrën.

More in BOTA, LAJME
VIDEO/ Proteston edhe Korça: Qeveria na braktisi, nuk mbajti asnjë premtim

Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestojnë në qendër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë, duke ngritur zërin për...

Close