X

16 shkurti, sinjalet që po jep opozita për largimin e Ramës

Opozita shqiptare, ka shpallur datën 16 shkurt, si fillimin e protestave masive, për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që më pas do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Por si do ta arrijë opozita këtë objektiv kaq të madh?

Fillimisht, ka qenë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nisi takimet në terren me qytetarët e revoltuar nga qeveria Rama.
Basha u ndal në Kamëz, Krujë ,Durrës, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe disa qytete të tjera, ku qytetarë  i kanë kërkuar veprime konkrete ndaj qeverisë.

Kreu i PD-së, ka takuar pronarë të bizneseve të vogla, që janë thuajse në prag falimentimi, të rinj të papunë, votues të zhgënjyer dhe protestues të revoltuar nga aferat ku është përfshirë qeveria.

Edhe gjatë ditës së sotme, Basha ka qenë prezent në disa qytete, ku spikat veçanërisht Gjirokastra, me një numër të madh të qytetarëve që kanë dalë për të pritur kryetarin e PD-së. Basha ka deklaruar  edhe në këtë takim, se “koha e fjalëve ka mbaruar“.

Video: Lulzim Basha në Gjirokastër

Ndryshe nga PD, aleatja e saj në opozitë, LSI, ka zgjedhur një tjetër taktikë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar takime kryesisht me strukturat e LSI-së, për t’i mobilizuar ato, për nisjen e protestave.

Video: Monika Kryemadhi, takim me strukturat e LSI-së në Korçë

Por, duket se retorika e zonjës Kryemadhi ka qenë më e ashpër. Ajo ka dhënë mesazhe më të dekriptueshme, jo vetëm në takime me strukturat, por edhe në media, lidhur me objektivin final të opozitës.
Të enjten në mbrëmje, Kryemadhi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se protesta e 16 shkurtit ka synim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. “Ose unë dhe Lulzim Basha, ose Edi Rama”, ishte deklarata e fortë e Kryemadhit.

Fundjava ka sjellë protesta në disa qytete të Shqipërisë. Përkrahës të opozitës, kanë protestuar në Korçë, Gjirokastër dhe Shkodër.

Duket se plani i opozitës, është intensifikimi i protestave në rrethe gjatë të gjithë javës, për të kulmuar me një protestë të madhe në datën 16 Shkurt.

Kryeministri Edi Rama, gjendet sot në kuotat më të ulta, në gjashtë vite qeverisja. Aferat e publikuara në media dhe protesta e studentëve, detyruan kryeministrin të ndryshonte thuajse të gjithë kabinetin, në përpjekjen e fundit për të shpëtuar pushtetin.

Opozita shqiptare gjendet përballë kërkesës së shtuar të qytetarëve të revoltuar, për të ndërmarrë hapa konkretë, për largimin e Edi Ramës. Mbetet për t’u parë, nëse opozita e ka aftësinë, për të shndërruar konstatimet e shumta për problemet e vendit, në veprime konkrete. Në datën 16 shkurt dhe në protesta të tjera në vijim, opozita mund t’i shërbejë objektivit që ka shpallur,  ose të vijojë të shërbejë si fasadë për të legjitimuar pushtetin e Ramës.

/TPZ.AL/

      

More in KRYESORE, LAJME
Numëruan votat/ 10 komisionerë nga 4 parti dërgohen në gjyq. Ja për çfarë akuzohen

Prokuroria e Kavajës ka dërguar për gjykim 10 komisonerë nga 4 parti, të akuzuar për falsifikimin e rezultatit në zgjedhjet...

Close