X

KPK konfirmon në detyrë Donika Prelën, mes akuzave të opozitës për ndikim politik

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Donika Prelën, drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Procesi i vettingut u drejtua nga Roland Ilia si kryesues, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari si relatore.

Pavarësisht shkeljeve të shumta që u gjetën në deklaratën e pasurisë së saj, Prela duket se ka marrë ‘’bekimin’’ për të vijuar punën te Krimet e Rënda.

Po ashtu për Prelën ka pasur një sërë vërejtjesh të bëra dhe nga ana e përfaqësuesit të ONM-së Jacobs, i cili deklaroi në seancën dëgjimore se pasuria e Prelës i kishte lënë një shije të hidhur, njësoj sikur konsumon ilaçe në mëngjes.

Ndërkohë që akuza të forta për Prelën ka pasur dhe nga Partia Demokratike, e cila deklaroi se Prela do ta kalojë Vetingun në këmbim të zhdukjes së provave të dosjes 339, ku implikohen një sërë zyrtarësh të qeverisë Rama, në blerjen e votave, dhe lidhje me grupe kriminale.

More in KRYESORE, LAJME
FOTO/ Digjet pallati në Paris, 7 të vdekur 25 të plagosur

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerët janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë...

Close