X

Të poshtëruar nga shteti! Radhë për karta identiteti e pasaporta, çfarë duhet të dini

I pari që paralajmëroi këtë situatë ishte drejtuesi i AKEP-it, Ilir Zela. Në një letër publike drejtuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt ai shkruante se qytetarët shqiptarë po poshtërohen për mënyrën se si trajtohen për të nxjerrë karta identiteti dhe pasaporta të reja.

E teksa në muajin mars skadojnë 1.4 milionë karta identiteti, ndërsa Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e Gjendjes Civile do të jenë të hapura në kryeqytet edhe ditëve të shtuna situata duket e rënduar.
Në kryeqytet por dhe në rrethe, qytetarët tregojnë se ngrihen që në orën 4 të mëngjesit për të mbajtur radhë për karta identiteti të reja dhe pasaporta.  Deri tani, sipas statistikave zyrtare rreth 60 mijë qytetarë rezulton ta kenë kryer aplikimin.

Ilir Zela
Ilir Zela

 

Megjithatë një tjetër problematikë është fakti se në momentin që bëhet aplikimi për një kartë identiteti të re, apo pasaportë, dokumenti del automatikisht jashtë përdorimit, pasi është sistemi i tillë; që do të thotë penalizon qytetarët të mos lëvizin deri sa të dalin dokumentet e reja.

Letra e drejtuesit të AKEP-it, Ilir Zela
I nderuar ministër Sandër Lleshaj. Po ju shkruaj publikisht me lutjen për tu marrë seriozisht me dhënien fund të poshtërimit të qytetareve shqiptare sa herë bëjnë një aplikim për pasaporte. Sot u paraqita për aplikim në piken pranë njesisë 2 dhe aty nuk kishte shërbim. Asnjë njoftim për arsyen dhe as ku duhet të drejtohet qytetari. Me dashamirësinë e punonjësve të njësisë 2 mësova se duhet të shkoja për aplikim tek njësia 5. Kur paraqitem aty me kërkojnë pasaportën e vjetër që ta dëmtojnë para se te bej aplikimin për të renë.
U them se duhet të udhëtoj ndërkohë që përgatitet e reja. Më thonë që keshtu është rregulli. Çfarë është ky rregull antikushtetues që pengon të drejtën time kushtetuese për të lëvizur? Apo është interesi i ALEAT përmbi Kushtetutën e Shqipërisë! Dhe një gjë tjeter i dashur vëlla: pse duhet të shkoje qytetari në tre vende katër herë për të berë një pasaportë? Dy herë tek gjendja civile, një here tek ALEAT dhe një herë në polici? 5 dite punë i dashur Ministër! Për të mos folur për çmimin e pasaportës që e kanë venë sikur të ofrojnë shërbim me standard të barabarte me SHBA. Të lutem jepi fund këtij poshtërimi!

  • Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar 

Aplikimi për letërnjoftim elektronik për qytetarët shqiptarë që kanë mbushur moshën 16 vjeç.
Vlefshmëria e letërnjoftimit elektronik është 10 vjet.
Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim dhe Shpërndarje.
Shënim i përgjithshëm: Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultoni legjislacionin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme /Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për proceset më të fundit.

Hapat për pajisje me Letërnjoftim Elektronik

0. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) – Kontrolli i të dhënave personale
1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. – Blerje kuponi
2. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) – Regjistrimi i të dhënave personale për aplikim
3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) – Aplikimi
4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) – Shpërndarja

Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) – Kontrolli i të dhënave personale

Para aplikimit qytetari paraqitet në Zyrën e Gjendjes Civile, pranë së cilës do të aplikojë për letërnjoftim dhe verifikon saktësinë e të dhënave personale.

1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. – Blerje kuponi

Kupon për letërnjoftim me vlerë prej 1 500 Lekë.

2. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) – Regjistrimi i të dhënave personale për aplikim

Dokument identifikimi (Certifikata e lindjes; Certifikata e shtetësisë; etj).

3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) – Aplikimi

Aplikimi për letërnjoftim bëhet në çdo Bashki/Minibashki/Njësi Administrative apo Komunë që ka zyrë aplikimi në të cilin qytetari është i regjistruar. Me termin Zyra Aleat nënkuptojmë hapesirën/seksionin e aplikimit apo shpërndarjes brenda njësisë vendore. (Shiko në Hartë)

4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) – Shpërndarja

Tërheqja e letërnjoftimit bëhet në zyrën e aplikimit, vetëm nga aplikanti.
Afati kohor i prodhimit të letërnjoftimit është 15 ditë kalendarike në Shqipëri (përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare). Përveçse në rast mungese dokumentacioni, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë. (Për më shumë informacion klikoni këtu)

  • Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare 

Vlefshmëria e pasaportës është 10 vjet për të rritur ndërsa 5 vjet për qytetarët nën 16 vjeç.
Për shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur 16 vjeç kërkohet njëkohësisht aplikim për Letërnjoftim Elektronik në rast se nuk ka një të tillë.
Shtetasit nën moshën 16 vjeç duhet të kryejnë procedurat për aplikim dhe tërheqjen e pasaportave biometrike në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personave të autorizuar me prokurë të posaçme prej tyre.
Përpara aplikimit për pasaportë biometrike me proces normal apo me procedurë të përshpejtuar shtetasi plotëson formularin e vetëdeklarimit në komisariatin e policisë që ka në juridiksionin e tij njësinë e qeverisjes vendore në të cilën ai është i regjistruar dhe bën deklarimin përkatës për rastin e aplikimit.
Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim.
Shënim i përgjithshëm: Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultoni legjislacionin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë për proceset më të fundit.

Hapat për pajisje me Pasaportë Biometrike:

0. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) – Kontrolli i të dhënave personale
1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. – Blerje kuponi
2. Komisariati i Policisë – Formular i Vetëdeklarimit
3. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) – Regjistrimi i të dhënave personale për aplikim
4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) – Aplikimi
5. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) – Shpërndarja

Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) – Kontrolli i të dhënave personale

Para aplikimit qytetari paraqitet në Zyrën e Gjendjes Civile, pranë të cilës do të riaplikojë për pasaportë dhe verifikon saktësinë e të dhënave personale.

1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. – Blerje kuponi

Kupon për pasaportë me vlerë prej 7 500 Lekë (15 ditë kalendarike).
Kupon për pasaportë me aplikim të përshpejtuar me vlerë prej 18 000 Lekë (2-3 ditë kalendarike).

2. Komisariati i Policisë – Formular i Vetëdeklarimit

Formulari i vetëdeklarimit të policisë për pajisje me pasaportë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, shtetasi duhet të paraqesë në komisariatin përkatës këto dokumente:

Kupon aplikimi
Dokumente identifikimi me fotografi (letërnjoftim, certifikatë me fotografi për shtetasit nën 16 vjeç, etj, nëse disponohen për shtetasit mbi 16 vjeç),
Dy fotografi portret të përmasave 4 x 5 cm.
Shënim: Formulari i vetëdeklarimit dërgohet me shkresë përcjellëse zyrtarisht nga ana e komisariatit të policisë në Zyrën e Gjendjes Civile në të cilën qytetari do të bëjë aplikimin për pasaportë biometrike.

3. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) – Regjistrimi i të dhënave personale për aplikim

Formulari i vetëdeklarimit në Polici (Hapi 2).
Dokument identifikimi (Certifikata e lindjes, Letërnjoftim, Certifikata e shtetësisë; etj).

4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) – Aplikimi

Shtetasit nën moshën 16 vjeç duhet të kryejnë procedurat për aplikim dhe tërheqjen e pasaportave biometrike në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personave të autorizuar me prokurë të posaçme prej tyre.
Aplikimi për pasaportë bëhet në çdo Bashki/Minibashki apo Komunë që ka zyrë aplikimi në të cilin qytetari është i regjistruar. (Shiko në Hartë)
Aplikimi për pasaportë biometrike me procedurë të përshpejtuar bëhet në zyrat e aplikimit të përcaktuara, të cilat janë: 15 qytetet në qendrat e qarkut, me përjashtim të Tiranës që e ofron në 4 njësitë bashkiake 3, 5, 6, 10. (Shiko në Hartë)

5. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) – Shpërndarja

Tërheqja e pasaportës bëhet në Rajonin e Policisë/Komisariatin e Qytetit nën juridiksion, nga aplikanti ose me prokurë sikurse në aplikim. Afati kohor i prodhimit të pasaportës është 15 ditë kalendarike në Shqipëri dhe për pasaportë me procedurë të përshpejtuar 2-3 ditë kalendarike (përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare). Përveçse në rast mungese dokumentacioni, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë.
Shënim: Vetëm hapat 4 dhe 5 menaxhohen nga kompania Aleat. Aleat i përkushtohet të dyja fazave që të realizohen më së miri dhe në mënyrë më efektive. (Për më shumë inromacion klikoni këtu)

More in AKTUALITET, LAJME
Motra e Taulant Ballës fundos të vëllanë… numri dy i PS-së e ka nisur gjimnazin 18 vjeç

E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të...

Close