X

Nesër zgjedhjet, Grida mesazh të qartë Bashës: Është koha të krijojë një ekip të qartë, përndryshe…

Deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” ka komentuar ndryshimet e Minstrave në kabinetin “Rama”.

Ndërkohë e pyetur nëse emri i saj në listën e anëtarëve të kryesisë së PD, është preferencial nga ana e Bashës, ajo është shprehur se ajo ka një vlerësim shumë të madh nga e gjithë Partia Demokratike dhe se ky kandidimi nuk ka lidhje me raportin me Bashën.

Ndërkohë këtij të fundit ajo i ka dhënë një mesazh, duke u shprehur se është koha që ai të qartësojë ekipin e tij, sepse përndryshe njerëzit do vazhdojnë të kërkojnë e të shtojnë pyetjen: ‘kush’.

“Ekipi besoj se i ka ardhur koha të qartësohet, jam për një ekip të qartë. Është në dorë të Bashës ta bëjë këtë dhe padiskutim ky është qëndrimi im, që të ketë një ekip të qartë. E kam thënë edhe më herët ketë, se përndryshe njerëzit do të vazhdojnë te kërkojnë “kush , kush , kush”, tha ajo.

More in AKTUALITET, LAJME
Ndryshimet e fundit, “thumbon” Grida Duma: Liderat në krizë, largojnë personat politikë dhe…

Deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” ka komentuar ndryshimet e Minstrave në...

Close