X

Aksidentohet për vdekje në punë 42-vjeçari, e zunë poshtë pllakat e mermerit

Një punëtor ka humbur jetën në Elbasan. Punëtori i një firme që merrej me shitje dhe prodhim mermeri ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në Elbasan.

Viktima është një 42-vjeçar nga fshati Vidhas i Elbasanit. Ai ka qenë duke punuar në momentin kur e kanë zënë poshtë disa pllaka mermeri.

Për shkak të sasisë së madhe të mermerit është e pamundur nxjerrja e trupit dhe po pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe vinçit.

Nuk dihet ende identiteti i tij, ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

More in AKTUALITET, LAJME
Trump dhe lideri i Koresë së Veriut do takohen sërish në shkurt

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në fund të muajit...

Close