X

“Shpopullimi i vendit”, Meta: Ja ku duhet ta kërkojmë fajtorin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke folur për fenomenin e largimit të shqiptarëve në emisionin “Të Paekspozuarit” theksoi faktin se kjo “hemorragji” duhet të ndalohet sa më parë duke rikthyer besimin në institucionet dhe duke shtuar njëherësh kërkesën e llogarisë.

Ai tha se shoqëria shqiptare duhet ta kërkojë fajin tek institucionet, të cilat kanë përgjegjësi për postin që mbajnë në një shoqëri demokratike.

Kjo është një dramë e madhe për ne dhe për popullin tonë si një vend i vogël që jemi. Nuk kam dëshirë të bëj komente për të kaluarën, por asnjëherë nuk jam habitur kur më kanë thënë se Meta e ka fajin për Berishën dhe fajin e ka Meta me Ramën. Fajin duhet të kërkohet tek ata që kanë përgjegjësi.

Detyrën time do ta bëj pa asnjë lloj ngarkese, politike, emocionale apo personale.

Prandaj media duhet të bëj investigimi, prandaj opozita duhet të shkojë në Kuvend. Nuk është faji i tij që kjo ndodhe, por faji i atyre që hapin sytë. Unë kam bërë reagimet e mia, ata kanë të tyren”, tha Meta.

Kreu i shtetit u ndal edhe tek projektet që jepen përmes skemës së Partneritetit Publik Privat, ndërsa shtoi se këto projekte duhet të kenë në fokus interesin e qytetarit dhe jo të kompanive.

Dividentit i thashë stop. Këto PPP duhet të jenë në interes të publikuar dhe jo të kompanive. Kjo duhet të bëhet në mënyrë transparente. Kjo do rrisë rreziqet për ekonominë tonë. Shpresojmë që kjo të hetohet dhe personat përgjegjës të ndëshkohen sipas ligjit.

Po ikin jo vetëm që janë pa punë, por po ikin njerëzit më të arsimuar. Ky është një problem shumë i madh për të ardhmen, kjo duhet të frenohet përmes rritjes së besimit dhe kërkesës së llogarisë”, shtoi Meta.

More in AKTUALITET, LAJME
Detajet e reja/ Sherr në lokal, qëllohet për vdekje i riu në Korçë

Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Korçës.  Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit në një...

Close