X

Putin merr presidentin serb për një udhëtim në limuzinën e tij

Automjeti i blinduar prej gjashtë tonësh është bërë ylli i udhëtimeve të Vladimir Putinit jashtë vendit. Gjatë vizitës së tij në  Serbi, Presidenti Aleksandër Vuçiç ishte i ftuar të hipë në makinën e presidentit rus.

Në pritje të ethshme të ardhjes së Putinit të enjten, shumica e liderëve kryesorë lokalë publikuan profile të veçanta të limuzinës ‘Aurus Senat’ prej 150,000 dollarë, e cila bëri debutimin e tij publik gjatë inaugurimit të liderit rus në maj të vitit të kaluar.

Putin personalisht e mirëpriti Vucicin, i cili flet rrjedhshëm rusisht, brenda automjetit të blinduar dhe dy presidentët hodhën lule për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në Beogradin qendror.

More in LAJME, Magazine
Denoncimi/ “Zbulohet personi, ja kush e mbrojti Klement Balilin”

Ish-kryeministri, Sali Berisha, përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar mesazhin e ardhur në adresë të tij nga një oficer...

Close