X

Parashikimi i motit, 17 janar 2019

Vendi do të ndikohet përgjithësisht nga masa ajrore të qëndrueshme.

Sipas Meteoalb, moti do të jetë i kthjellët deri në mesditë. Më pas do të ketë shtim vranësirash të pakëta dhe mesatare në të gjithë vendin. Në orët e mbrëmjes vranësirat do të marrin karakter të dendur.

Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale. Ngrica në orët e mëngjesit deri në zonat e ulëta.

Mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit pranë sipërfaqeve ujore.

Era do të fryjë Juglindje-Lindje 1-12m/sek kryesisht në bregdet.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër -2/11 re diell
Kukës -5/3 re diell
Lezhë -2/11 re diell
Dibër -7/3 re diell
Durrës -2/13 re diell
Tiranë -2/11 re diell
Elbasan -2/11 re diell
Berat -3/11 re diell
Vlorë 1/12 re diell
Korçë -7/6 re diell
Gjirokastër -4/7 re diell
Sarandë 1/14 re diell
More in Magazine
Horoskopi, 17 janar 2019

Dashi Të lindurve të kësaj shenje nuk do t’i pëlqejë atmosfera sot. Do të përballeni me vështirësi në profesionin tuaj....

Close