X

Kryemadhi deklaroi se i kanë kërcënuar vajzën, Ilir Meta: Nuk e kam idenë për cfarë e ka fjalën

Presidenti Meta ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në një tjetër studio televizive në të njëjtën kohë. Ajo ka deklaruar se vajza e tyre 13 vjecare është kërcënuar.

I pyetur Live,  lidhur me këtë deklaratë, Meta është shprehur se nuk e ka idenë për cfarë fliste Kryemadhi dhe se ajo ka koncepte të ndryshme lidhur me kërcënimet.

Kryemadhi ka deklaruar se ka marrë  kërcënime në rrjetet sociale dhe se për këtë arsye e ka dërguar vajzën jashtë vendit në një shkollë me konvikt.

Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale, e jo vetëm”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse ka kontaktuar me policinë nuk ka besim në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje.

More in AKTUALITET, LAJME
Denoncimi: Ja si Policia po u bën presion studentëve pasi i thërret në komisariat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij. Me anë të një postimi...

Close