X

“Korigjimi i kufijve ka filluar me Ilir Metën”, Presidenti i përgjigjet akuzës së Baton Haxhiut

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, i është përgjigjur një akuze të analistit Baton Haxhiu, lidhur me kufijtë e Kosovës.
Haxhiu, deklaroi ne një emision televiziv, se korigjimi i kufijve ka filluar me Dindic dhe Ilir Metën.

VIDEO: Ja deklarata e Baton Haxhiut ku akuzon Ilir Metën

VIDEO/Deklarata e Baton Haxhiut për Ilir Metën

VIDEO/Deklarata e Baton Haxhiut për Ilir Metën

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Jeudi 17 janvier 2019

 

Jam krenar për miqësinë që kam patur me kryeministrin e Serbisë në atë kohë, i cili udhëhoqi revolucionin që shporri kasapin e Ballkanit dhe e paketoi për në Hagë.

Unë me Dindic kam biseduar për të liruar shqiptarët që mbaheshin në burg.

Kam biseduar që të mos përdorej këshilli i sugurimit për të vendosur disa veto, përmes Rusisë dhe ai ka bërë këtë mbyllje syshë.

Kam folur me të edhe për tu takuar me Thacin dhe kjo ka qenë një kërkesë e Thacit.

Kur u vra ish kryeministri Dindic? Në vitin 2002. Pavarësia e Kosovës, kur u shpall? Në vititn 2008.

Atëherë si mund të diskutoheshin kufijtë e Kosovës, kur nuk ishte shpallur pavarësia?

Shqiptarët e Kosovës të jenë të qetë, se në mardhëniet e mia me Serbinë, Batoni nuk ka qenë fare prezent”.

Unë tani nga Batoni pres që të thotë se edhe Adem Jashari u vra për ndryshimin e kufijve’, deklaroi Meta.

VIDEO:

VIDEO:Meta tallet me Baton Haxhiun: Nuk habitem nëse thotë edhe që Adem Jashari u vra për t'i dhënë Serbisë, Mitrovicën

VIDEO:Meta tallet me Baton Haxhiun: Nuk habitem nëse thotë edhe që Adem Jashari u vra për t'i dhënë Serbisë, Mitrovicën

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Vendredi 18 janvier 2019

/TPZ.AL/

More in AKTUALITET, LAJME
Ilir Meta me Kushtetutë në dorë: Nuk mund të bëja eksperiment me Gent Cakajn

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar refuzimin për dekretimin e Gent Cakajt në postin e...

Close