X

Dueli i mbetur në tentativë i Abraham Linkolnit

Në 1842, Abraham Linkoln u përfshi në një konflikt me Xhejms Shilds mbi çështjen e bankës së Ilinoisit. Ajo kishte falimentuar, dhe refuzonte të lejonte qytetarët të paguanin borxhet e tyre duke përdorur paratë e vetë bankës. Shilds, si auditi shtetëror, u pajtua me Partinë Demokratike që banka të mbyllej, një ide që u kundërshtua nga Linkoln.

Presidenti i ardhshëm, shkroi një editorial shpotitës nën një pseudonim. Shilds u zemërua, dhe e detyroi gazetën të zbulonte kush ishte autori. Kur e kuptoi se ishte Linkoln, ai e sfidoi atë në një duel për jetë a vdekje. Linkoln ra dakord, dhe propozoi të përdoreshin armët e kalorësisë.

Ai tha se as nuk donte të vriste Shilds apo të humbte jetën e vet, dhe shpresonte që me shpatat e mëdha, të mund të çarmatoste kundërshtarin e tij.

Më 22 shtator, të dy luftëtarët u takuan në Bloody Island, Misuri, ku dueli ishte ende i ligjshëm, dhe u përballën me njëri-tjetrin në të dyja anët e një dërrase, që asnjëri prej tyre nuk mund ta kalonte gjatë betejës. Thuhet se Linkoln e hodhi shpatën e tij në një degë peme mbi kokën e Shields, dhe e preu atë. Kjo e tmerroi Shilds, që duke njohur avantazhin e kundërshtarin kërkoi një armëpushim.

Të ngjashme

More in Magazine
Një shqiponjë fluturon mbi Shqipëri

Pasi është stërvitur nga turqit që kishin pushtuar vendin e tij, Skënderbeu u bë kundërshtari më i fortë i tyre....

Close