X

Drogë me vlerë rreth 500.000 Paund, i riu shqiptar para gjykatës

Drogë me vlerë rreth 500.000 Paund. Është kjo arsyeja që ka detyruar Emiljano B. të dalë para Gjykatës së Selkirik në Skoci. 19-vjeçari shqiptar u arrestua të martën dhe akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai u gjet në një fabrikë ku kultivohej kanabisi pas një aksioni të policisë lokale.

Sipas mediave britanike, e njëjta ndërtesë ishte përdorur edhe më parë për prodhimin e kanabisit. Në Tetor të 2015-s aty u arrestua një vietnamez që u dënua me 3 vjet burg.

Ndërkohë i riu shqiptar i ka mohuar akuzat dhe është dërguar në paraburgim. Sipas BBC, Emiliano B. pritet që të dalë në gjykatë sërish javën e ardhshme.

More in AKTUALITET, LAJME
Manovra të rrezikshme në mes të qytetit, ndëshkohet shoferi

Pasi shoferi i një mjeti ka postuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke bërë manovra me një mjet...

Close