X

Detajet e reja/ Sherr në lokal, qëllohet për vdekje i riu në Korçë

Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Korçës.  Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit në një zonë tejet të banuar. Mësohet se viktima, mashkull rreth të 30-tave ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Korçës, ku po transportohej menjëherë pas ngjarjes. Dyshohet se para ngjarjes, ka patur sherr në një lokal mes viktimës dhe autorit.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Mësohet se makina luksoze e viktimës është me targa AA947VA. autori ka qëlluar me nje plumb makinën e viktimës.  30-vjecari ka dalë nga makina,  autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë  duke e lene te vdekur.

Dëshmitarët thanë për News 24, se ka pasur një sherr masiv në lokal që kanë përfunduar deri në vrasjen e 30-vjecarit por ende nuk janë të qarta rrethanat. Trupi I viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.

“Pak minuta më parë, rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

More in AKTUALITET, LAJME
Ilir Meta: Jam gati të bëj analiza për shëndetin mendor, nuk do ishte keq ta bënin të gjithë zyrtarët

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se është i gatshëm t'u nënshtrohet vizitave për shëndetin mendor....

Close