X

Terror në familjen e biznesmenit, i rrëmbejnë djalin dhe 10 mijë €

Persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para thuhet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro. Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se e kanë pritur në hyrje të shtëpisë biznesmenin që operonte prej vitesh në fushën e inerteve. Autorët kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë me vete edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje. Policia tha se ka ngritur postblloqe në zonën e Shijakut për të kapur autorët.

More in AKTUALITET, LAJME
Kapen dy çanta me drogë në Gjirokastër, dy në pranga (Emrat)

FNSH-ja e Gjirokastrës ka sekuesteruar dy çanta me lëndë narkotike të dyshuar kanabis në afërsi të vijës së gjelbër pranë...

Close