X

”Ma thanë dy burime”, Lorenc Vangjeli tregon hapat që do ndjekë Rama për Cakajn

Debati i ashpër mes Kryeministrit dhe Presidentit për ministrin e ri të Jashtëm ka qenë temë diskutimi në panelin e emisionit “Java në RTSH”.

Për të folur për konfliktin më të ashpër, që tashmë ka shkuar shumë larg, të ftuar në studion e emisionit ishin të ftuar gazetarët Alfred Lela dhe Erl Murati.

Për herë të parë, analisti Lorenc Vangjeli bëri të ditur se zgjidhja për kryediplomatin e ri mund të vijë përtej Gent Cakajt. Sipas Vangjelit, dy burime konfirmojnë se Rama e ka gjetur zgjidhjen për të dalë nga ky ngërç politik dhe krizë kushtetuese.

Një hipotezë kjo që u konfirmuar edhe nga të ftuarit, të cilët u shprehën se e kanë dëgjuar një version të tillë si zgjidhje të mundshme.

“E pakonfirmuar, por së paku dy burime pohojnë se kryeministri Rama ka një zgjidhje për të dalë nga ky ngërç politik dhe krizë kushtetuese, e cila me gjasë nuk kalon nëpëmjet emrit të Genti Cakajt. 

Ky rast dëshmoi dhe njëherë në mënyrë të habitshme sesa tensione e emocione shpërthen shoqëria shqiptare në përgjithësi në situata përplasjeje sa delikate dhe të personalizuara janë marrëdhëniet dhe raportet mes institucioneve kushtetuese në vend. Sa e papjekur vazhdon të jetë demokracia shqiptare”, tha Vangjeli në studio.

Vangjeli tha se nëse ky version miratohet edhe zyrtarisht, ka gjasë që ministri i ri i Jashtëm të jetë edhe vëtë Edi Rama.

Ndërkohë që Zogaj u shpreh se Cakaj është shokuar nga ajo që ka ndodhur në skenën politike për dekretimin e tij.

“Unë kam informacione se Cakaj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme qoftë edhe si zv.ministër dhe nuk e sheh me veten pjesë e këtij festivali. Cakaj është shokur nga kjo që ka ndodhur”, tha analisti Preç Zogaj.

Sipas tij, po konsumohen batuta të paimagjinueshme mes krerëve të shtetit dhe kjo përbën një krizë komunikimi.

“Askush nuk mund të bëjë krahasime se kush është më i ditur. Këto janë përpjekje për të nxitur batuta dhe zallamahi. Kjo është një ekstravagancë e kryeministrit për një kandidat që jeton në mikro-kozmosin e tij”, tha Zogaj.

Por sipas tij, Meta me refuzimin e tij përbën një paradoks sepse tregon që ministri nuk i përmbush pritshmëritë e tij. Zogaj tha se të mos dekretosh propozimin për shkarkimin e Ditmir Bushatit është e pakuptueshme.

Megjithatë, në editorialin e tij, analisti Preç Zogaj u shpreh se Rama nuk mund të ndërtojë një qeveri teknike duke qëndruar vetë në krye të saj.

“Kjo që ka bërë Rama është një shpallje vetvetishme e shterimit të resurseve njerëzore me angazhim politik brenda dhe rreth partisë socialiste; është një atentat kundër angazhimit të njerëzve dhe sidomos të rinjve në politikë. Rama nuk mund të krijojë një qeveri de fakto teknike duke qëndruar vetë në krye të saj. Edhe nëse në të përfshihen njerëz me kapacitete gjeniale. Rasti i Genc Cakajt është pjesë e kësaj anomalie”, tha Zogaj.

More in LAJME
Fjala e Kryemadhit ‘shkrin në lot’ gratë e LSI-së, foto pikante

Teksa është duke u zhvilluar Konventa e LSI-së, një pjesë e grave të pranishme janë përlotur, mes tyre dhe deputetja...

Close