X

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, dy persona humbin jetën

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur raportohet se ka ndodhur në qytetin e Durrësit, përkatësisht tek rruga e re e Kënetës.

Viktima të këtij aksidenti janë burrë e grua dhe po punohet për identifikimi e tyre.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa menjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” si autor i ngjarjes së rëndë. Nga të dhënat e para nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes.

“Pak minuta me pare në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, nje shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë (një burre e një grua).Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.”, njofton policia.

More in AKTUALITET, LAJME
Berisha: Rama iniciator i planit të zi për ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar sërish se, Edi Rama është iniciatori i idesë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe...

Close