X

Katër të vdekur dhe mbi 30 të plagosur, pamjet e shpërthimit që tronditi Parisin (FOTO & VIDEO)

Katër persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një pastiçeri në Paris. Dy nga viktimat janë zjarrfikës, që po hetonin për rrjedhjen e gazit që solli shpërthimin e fuqishëm. Në momentin kur ndodhi shpërthimi, pastiçeria po shërbente mëngjes për klientët. Të paktën 36 persona mbetën të plagosur. Një dëshmitar tha se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, sa u duk se ishte një tërmet. Hetimet po vazhdojnë, ndërkohë që ngjarja vjen pak përpara nisjes së protestave të radhës në Paris.


More in BOTA, LAJME
Dita 3-të e ngujimit, studentët sfidojnë të ftohtin me batanije

Vijon për të tretën ditë rradhazi ngujimi i studentëve brenda auditorëve të fakulteteve. Në një video të siguruar nga “BalkanWeb”,...

Close