X

Kastro Zizo akuzon për vjedhje të këngëve Gentën, Sinanin dhe Bleron (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur Kastro Zizo ka nisur emisionin e tij më të ri “Late Night Show”, i cili transmetohet në “Ora News”.

Duke qenë se e kanë akuzuar për kopjim ose plagjiaturë të emisionit, Kastro e nisi puntatën e tij të parë me një sulm ndaj këtij fenomeni të përhapur në vendin tonë, sidomos në muzikë.

““Late Night Show” e kam kopjuar në Amerikës. Unë kopjaci më i madh i këtij vendi, marr shkas ta nis këtë emision të parë me një koment që mu bë në rrjetet sociale. Një koment mbi titullin apo emrin e emisionit, jo është i kopjuar, jo plagjiaturë e thellë. Në këtë vend jo vetëm që është vjedhur, kopjuar dhe është shkatërruar, kemi muzikën. Për shembull kemi muzikën tallava që jo vetëm është kopjuar këtu tek ne, por është kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kopjojnë siç duhet. Kam dhe shembuj. Kam Genta Ismajlin, sa e bukur, sa seksi, sa e dëlirë”.

Më pas ai ka  këtë e ka treguar me një insert të shkurtër këngësh ku ballafaqon Gentën me këngëtaren Viki Narkuvice. Këngët e tyre duket dukshëm që janë identike.

Por Kastro nuk ka mbaruar me kaq. Moderatori i emisionit “Late Night Show” ka vënë nën shënjestër edhe këngëtarë të tjerë si Sinan Hoxhën dhe Bleron, për të cilët shprehet se nuk dihet se kush ka kopjuar kë.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë…

More in LIFESTYLE
“Partnerja” e Florjan Binajt habit me deklaratën: Është maniak seksual (VIDEO)

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ishte i ftuari i parë i emisionit “Late Night Show”, i Kastro Zizos....

Close