X

Juventusi kualifikohet në Kupë, ndeshja e CR7 zgjat vetëm 30 minuta

Juventusi nuk ka pasur vështirësi dhe ka likuiduar pa shumë probleme Bolonjën në Kupën e Italisë, duke prerë biletën për në çerekfinalet e turneut me fitoren 2-0. Kryesuesit e Serisë A, sot nuk kishin nevojë as për shërbimet e Kristiano Ronaldos, duke i lënë vend disa zgjedhjeve të dyta, ndërsa portugezi e nisi takimin nga stoli për t’u aktivizuar vetëm në 30 minutat e fundit të duelit.

Por edhe pa të në fushë, diferenca cilësore mes dy skuadrave ishte e dukshme, ndonëse Juventusi paraqitej me Kin në majë të sulmit. Vetë djaloshi 20-vjeçar gjeti rrjetën në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa në të parën kishte qenë Bernardeski ai që kishte shënuar golin e avantazhit për Juventusin.

Më pas, Alegri i dha disa minuta në fushë Ronaldos, Dibalas e Aleks Sandros, për ta përdorur si stërvitje për ndeshjen e mesjavës kur Juventusi do të luajë për SuperKupën ndaj Milanit.

More in LAJME, SPORT
FOTO NGA VENDNGJARJA/ Si u grabit familja e biznesmenit, autorët i mbajtën peng djalin

Tre persona të armatosur dhe maskuar kanë hyre në banesën e një biznesmeni në lagjen nr 14 shkozet Durrës. Pasi...

Close