X

Aksidenti në Durrës, 22-vjeç përplas për vdekje burrë e grua

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur raportohet se ka ndodhur në qytetin e Durrësit, përkatësisht tek rruga e re e Kënetës.

Viktimat janë dy banorë të zonës, burrë dhe grua, të moshës 32vjeç dhe 45 vjeç

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa menjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” si autor i ngjarjes së rëndë. Nga të dhënat e para nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes.

“Pak minuta me pare në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, nje shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë (një burre e një grua).Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.”, njofton policia.

More in AKTUALITET, LAJME
LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, dy persona humbin jetën

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur raportohet se ka ndodhur në qytetin e Durrësit, përkatësisht tek rruga...

Close