X

Zyrtarisht Maqedonia e Veriut, votohen ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota pro miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Deputetët me shumicë votash kanë miratuar amendament 33, 34,35, 36 të propozuar nga Qeveria dhe partitë propozuese.

Pas tre ditëve të seancës së caktuar, Kuvendi sot mbylli votimin, duke pranuar edhe propozimet e dy partive shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, që kanë të bëjnë me ndryshimet në pjesën e shtetësisë si dhe përkujdesjen për diasporën. Përmes këtyre propozimeve janë pranuar disa nga kërkesat e partive shqiptare.

Amendamentet ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marreveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë para Kuvendit vazhdojnë protestat e qytetarëve të cilët nuk pajtohen me ndryshimet kushtetuese.

More in BALLKAN, LAJME
Ava Max: Kam lindur në SHBA, por jam 100 përqind shqiptare

Këngëtarja amerikane me prindër nga Shqipëria, Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, e cila vazhdon...

Close