X

Merkel në Greqi: Vazhdoni reformat!

Greqia duhet të vazhdojë të reformohet ndonëse doli nga tetë vite masa shtrënguese për shkak të krizës ekonomike që e preku rëndë, deklaroi kancelarja gjermane gjatë një vizite në Athinë, ku u takua me kryeministrin Aleksis Cipras.

Merkel përgëzon përpjekjet e popullit grek në kohët e vështira të masave shtrënguese të diktuara nga kriza financiare e vitit 2010 dhe nxiti optimizmin duke thënë se pas reformave Greqia do të jetë në gjendje të vetëfinancohet.

Vizita dy ditore e Merkelit erdhi katër muaj pasi Greqia përfundoi paketën e tretë dhe të fundit të ndihmës financiare.

Gjatë viteve të masave shtrënguese, shumë grekë, të ardhurat mesatare të të cilëve ranë ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, e shohin këtë vizitë si simbolin e mundimit duke tërhequr një vëmendje të madhe, sa që televizioni kombëtar ERT transmetoi drejtpërdrejtë ardhjen e Merkelit që nga aeroporti.

Merkel pritet të takohet me presidentin, Prokopis Pavlopoulos, dhe kryetarin e opozitës Kyriakos Mitsotakis.

More in BALLKAN, LAJME
Studentët vazhdojnë ‘ngujimin’ tek Juridiku: I kemi duart me gjak

Studentët e juridikut vijojnë të qëndrojnë të “ngujuar” brenda ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë që nga dita e djeshme. Një...

Close