X

“Kontrolli mbi median”, Walter Glos: Rama të tërheq 2 projektligjet, cenojnë lirinë e medias

Presidenti i Fondacionit KAS për Shqipërinë, Walter Glos në një tryezë të organizuar për lirinë e medias, ka deklaruar se përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Kryeministrit Rama që të tërheq dy projektligjet, që cenojnë lirinë e medias.

Glos është shprehur se kjo është tentativa e dytë e qeverisë Rama që tenton të ndërhyjë mbi legjislacionin e mediave.

E di se disa media dhe përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth këtyre dy projektligjeve. Ato paraqesin rrezikun e censurës dhe një kufizim të lirisë së medias. Nëse shteti merr kontrollin mbi median, në çfarëdolloj forme, është një pikëpyetje e madhe.

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare i kanë bërë apel kryeministrit Rama t’i tërheqë këto projekte, çka do të thotë se diçka nuk shkon me projektligjet. Më duhet të kujtoj se është tentative e dytë e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacionin mbi median”, tha ai.

Sipas Presidentit të Fondacionit KAS për Shqipërinë, ndërhyrja në lirinë e medias cënon vendimin për negociatat e Shqipërinë që pritet të merret në muajin qershor.

Shqipëria si një vend kandidat për në BE ka detyrimin të respektojë lirinë e medias. Pa pasur këtë garanci të lirisë së shprehjes nuk mund të funksionojë demokracia. Zhvillimi i medias nuk mund të nënvleftësohet zhvillimi i medias, në procesin e afrimit me BE. Dhe ndonjëherë më krijohet ideja se qeveria aktuale nuk e ka shumë vëmendjen tek rëndësia e kësaj pjese.

Në Evropë është krijuar përshtypja se Shqipëria nuk i respekton rregullat dhe ligjet ndërkombëtare. Lista e shkeljeve në tenderat publike psh është shumë e gjatë. Shqipëria dhe qeveria aktuale ka ende në dorë të bëjë gjithçka që në qershor të merret çelja e negociatave.

Por padyshim ndërhyrja në lirinë e medias padyshim që nuk ndihmon në këtë proces”, tha Glos.

More in AKTUALITET, LAJME
“Media e lirë, shoqëri e lirë”, Vokshi: Do bëjmë gjithçka që dy projektligjet antimedia të mos miratohen

Partia Demokratike, në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer Stiftung (KAS), po organizon tryezën “Media e lirë, shoqëri e lirë –...

Close