X

Tsipras: Marrëveshja për emrin e Maqedonisë votohet në parlamentin grek brenda Janarit

Pas miratimit në Parlamentin e Maqedonisë, Marrëveshja e Prespës do ta ketë rrugën e hapur edhe në Parlamentin e Greqisë. Ishte Kryeministri grek Alexis Tsipras që konfirmoi lajmin në një intervistë për mediat vendase.

Sipas shefit të qeverisë, pakti për ndryshimin e emrit të Maqedonisë do të votohet në parlamentin grek brenda muajit Janar.

Kryeministri grek e cilësoi marrëveshjen me Shkupin si arritjen më të rëndësishme, pas daljes së vendit nga kriza ekonomike.

I pyetur se çfarë do bëjë nëse “Grekët e Pavarur” të Panos Kamenos largohen nga qeveria, Tsipras tha se do të kërkojë votëbesim nga parlamenti. Në rast se nuk do e sigurojë atë, Greqia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

More in BALLKAN, LAJME
VIDEO/ U qëllua 11 herë me thikë, djali i moderatores italiane ‘fundos’ 2 shqiptarët

Në korrik të vitit 2018 Niccolo Bettarini, djali i moderatores së famshme italiane Simona Ventura u plagos me thikë jashtë...

Close