X

Rama thërret në zyrë Ditmir Bushatin, ja çfarë do t’i kërkojë

Kryeministri Rama ka thirrur në zyrë Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, pas refuzimit të presidentit Meta për të dekretuar shkarkimin e Bushatit dhe emërimin e Gent Cakajt. Bushati dhe Rama vijojnë të jenë në një takim me njëri tjetrin.

Burime për TPZ.AL, shprehen se Rama do t’i kërkojë Bushatit të dorëhiqet, në mënyrë që Gent Cakaj të jetë zëvendësministër, por me kompetenca të ministrit, i njëjti skenar që Rama vuri në zbatim me rastin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, të cilin Meta fillimisht refuzoi ta dekretojë.

Më herët, Meta lajmëroi me anë të një letre, refuzimin për dekretimin e Gent Cakajt, për shkak se është “pa përvojë” dhe “i papërgjegjshëm”.

Reagimi i kryeministrit qe i ashpër, duke e quajtur vendimin e presidentit, “të turpshëm” dhe “skandaloz”.

LEXO EDHE: 

Meta refuzon Gent Cakën, nuk e dekreton si ministër: I papërgjegjshëm dhe pa përvojë

/TPZ.AL/

More in KRYESORE, LAJME
Ish-ministri i Drejtësisë: Për çfarë është ‘ndjesa’ e Ramës për Kosovën?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjan,i ka reaguar me “habi”, për sjelljen agresive të kryeministrit Rama ndaj presidentit Meta dhe nuk...

Close